Connect with us

Pinknews

Rrjeti shpërthen në urrejtje ndaj Hysajt/ Fevziu i del në mbrojtje: Nuk është e drejtë

Momenti kur futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj uli kokën dhe topi i gjuajtur nga Barrela përfundoi në rrjetë, i ka ‘frymëzuar’ krijuesit e memeve në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që ai të jetë kryefjalë në rrjet.

Për këtë ka reaguar gazetari i njohur Blendi Fevziu, i cili përmes një video thotë se kjo që po i bëhet futbollistit është e padrejtë.

 

“A e meriton Elsaid Hysaj kete linçim publik? Une mendoj qe ai po vuan nje fushate qe nuk eshte e drejte edhe pse forma e tij ne fushe linte per te deshiruar. Zgjedhja e tij eshte zgjedhje e Silvinjos dhe vetem ai e di perse Hysaj duhet te jete ne formacion. Nga ana tjeter shume lojtare te medhenj kane gabuar ne momente decizive”

zDuket se këtë vrull komentesh kundër tij, e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale.

Advertisement