Connect with us

Aktualitet

Rruga lidhëse me Kosovën në gjendje të mjerueshme, banorët e Tropojës dhe Hasit sërish në protestë

Banorët e dhjetra fshatrave të Tropojës e Hasit në zonën e pikës së kalimit të Qafë Prushit, protestuan sot sërish për rrugën që lidh Kosovën me këto zona, e cila është në gjendje të mjerueshme çka ka bllokuar mijëra banorë, sidomos në dimër kur aksi rrugor Kam-Qafë Prush,  bëhet tërësisht i pakalueshëm.

Kjo rrugë pak më shumë se 25 kilometra, është lënë në harresë dhe nuk ka njohur investim qëkur është ndërtuar në kohën e pushtimit italian.

Kjo rrugë është e vetmja pa investim në të dy bashkitë dhe banorët kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e shtetit që edhe ata të kenë mundësi të lidhen me zonat e tjera të banimit si në Kosovë ashtu edhe në B.Curr e Krumë që janë dhe qendrat e të dy bashkive. Protestuesit bllokuan në mënyrë simbolike rrugën që lidh doganën e Qafë Prushit me Hasin duke kërkuar sërish vëmendjen e shtetit. Ata thanë se nëse nuk ka asnjë reagim do të ketë forma të tjera proteste deri në bojkotin e zgjedhjeve të 11 majit.

Banorët thanë se protesta e rradhës do jetë para bashkisë Tropojë dhe Has.

Advertisement