REAGIM
Rudina Xhunga: Sot, më të kërcënuar se kurrë nga injoranca!
Ndërsa bota ecën me ritme të shpejta për t’u përparuar në çdo fushë, duket se koha për Shqipërinë, ka ndalur. Te politika, protesta, të njëjtat emra, probleme, e pak zgjidhje.
Gazetarja Rudina Xhunga në Dritare TV foli për këtë moment ku ndodhet vendi ynë sot për të cilin tha, se më shumë se kurrë, jemi të kërcënuar nga injoranca.
Ne jemi primitivë. Politika jonë është paraurbane. Ne kemi një komunikim të cunguar, nuk e ndajmë dot publiken nga privati, nga ajo që të takon ty dhe ajo që është e shtetit.
Nuk e kuptojmë vlerën e kombit. Ne jemi të uritur dhe në një shkretëtirë shpirtërore morale dhe materiale. Shumë pas kohërave për të cilat flasim. Por nuk ka kohë.
Atë që na ndan do të duhet tashmë ta bëjmë me vrap, jo më me hap. Ndryshe jemi të kërcënuar. Sepse injoranca të kërcënon, të vret, të zhduk. Por ne nuk mund ta lëmë injorancën të na zhdukë”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.