Connect with us

Aktualitet

Rusët mund të votojnë në Tiranë e Shkup, në Kosovë ka gjasa për votim online

Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet një qendër votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat janë caktuar për 17 mars.

Siç thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, qytetarët rusë me të drejtë vote do të mund të votojnë ditën e zgjedhjeve. Në përgjigje, Ambasada ruse tha se do të njoftojë më vonë se në çfarë orari do të hapet qendra e votimit brenda ndërtesës.

REL-i po ashtu mori konfirmim nga Ambasada ruse në Shkup se qytetarët rusë në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në këtë ambasadë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Megjithatë, REL-i nuk arriti të merrte informacione mbi mundësinë e votimit të qytetarëve rusë në Mal të Zi. Sipas të dhënave që REL-i ka siguruar nga Policia në Mal të Zi, që janë të korrikut të vitit 2023, në këtë shtet afër 25.000 rusë kanë leje qëndrimi. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, tri janë në listën ruse “të vendeve armike”, në të cilën aktualisht gjenden 49 shtete. Mes tyre janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Lista e “shteteve armike” është krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në prill të vitit 2021, rreth dy muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, të cilit Perëndimi iu përgjigj me sanksione kundër Moskës. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në këtë shtet ajo ka një Zyre Ndërlidhëse.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim nga Moska se votimi për zgjedhjet presidenciale ruse do të mundësohet në ambasadat e ndonjërës prej “shteteve armike”, ku përfshihen edhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Rreth votimit në Kosovë, Serbi dhe Bosnje

Në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë, nga Zyra ruse në Kosovë thanë se qytetarët rusë që punojnë në Kosovë do të mund të votojnë online. Nga kjo Zyre thanë po ashtu se bëhet fjalë për një numër “shumë të vogël” votuesish, por nuk u specifikuan detajet e tjera për mundësinë që ata të votojnë përmes internetit.

REL-i ka mësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës se përfaqësuesit kompetentë të Rusisë i janë drejtuar këtij shteti me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht të mundësisë së votimit në Ambasadën ruse në Bosnje.

Megjithatë, në kërkesën ruse, sipas po të njëjtit burim, Këshilli i Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar, ende nuk ka miratuar kërkesën ruse për shkak të disa “mangësive ligjore” në kërkesë. Por, burimi i REL-it nuk tregoi se për çfarë mangësish bëhet fjalë.

Ambasada ruse në Sarajevë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it lidhur me mundësinë që qytetarët rusë të votojnë në Bosnje e Hercegovinë. Ndërkaq, sa i përket Serbisë aktualisht nuk ka informacione nëse qytetarët rusë do të mund të votojnë nga ky shtet. Kërkesës së REL-it për koment lidhur me këtë çështje nuk iu përgjigj Ambasada ruse në Beograd, por as institucionet kompetente të Serbisë.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, një numër i madh i qytetarëve rusë kanë shkuar në Serbi. Të dhënat e fundit për rusët që kanë qëndruar në Serbi janë publikuar tetë muaj më parë. Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i tha REL-it se pothuajse 30.000 rusë janë duke banuar në Serbi, të cilët kanë qëndrim të përkohshëm.

Cila është procedura e zgjedhjeve në Rusi?

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, lista përfundimtare e zgjedhësve do të plotësohet 45 para votimit, që i bie më 29 dhe 30 dhjetor. Mundësia e korrigjimit të listës në raste të veçanta është e mundshme, por këto përmirësime mund të bëhen o më vonë se pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas procedurës së mëtejshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbaron procedurën e marrjes së nënshkrimeve në mbështetje të kandidaturave për president. Lista e kandidatëve pritet të shpallet në ditët e para të shkurtit. Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale ruse u shpall më 7 dhjetor të vitit 2023. Një ditë më vonë u njoftua se presidenti aktual rus, Vladimir Putin, do të garojë si kandidat i pavarur.

Deri më tani, Putin ka fituar katër herë postin e presidentit: më 2000, 2004, 2021 dhe 2018. Kësaj radhe, zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë që përshkruhet me presion gjithnjë e më të theksuar ndaj disidentëve politikë dhe kundërshtarëve të luftës kundër Ukrainës, por edhe mes izolimit perëndimor të Rusisë./REL

Aktualitet

Trageti në Sarandë përfshihet nga flakët, dëmi me vlerë mbi 300 mijë euro

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zjarrin që përfshiu ditën e sotme një traget të linjës Sarandë-Korfuz në portin e qytetit bregdetar.

Pasi zjarri është shuar janë konstatuar dëme të shumta në mjetin lundrues, të cilat përllogariten në vlerë mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

Continue Reading

Aktualitet

Plas sherri te terminali i autobusëve në Fier/ Plagoset me thikë një person, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Një 50-vjeçar plagosi me thikë një  40-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz, detajet

Përfshihet nga flakët një traget në Sarandë. Mësohet se bëhet fjalë për tragetin që bën linjën Sarandë-Korfuz.

Mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vend. Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

Continue Reading

Aktualitet

E goditën me qytën e pistoletës në fytyrë, i riu përfundon në spital (EMRI)

Një sherr është regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qytë pistolete. Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinjtë” burokratë

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), thotë për “Monitor” se është tregu ai që duhet të përcaktojë drejtimet e zhvillimit, ndërsa sugjeron se ndërtimet në bregdet duhet të orientohen më shumë drejt hoteleve dhe ndërtesave të larta, për të shfrytëzuar më mirë hapësirën e kufizuar të tokës që ka vendi ynë. Sipas tij, mbështetja e turizmit në nivelet e vitit të kaluar do të jetë shumë e rëndësishme për ekonominë dhe sektorin bankar.

Si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit të Bankës Amerikane të Investimeve gjatë vitit të kaluar? Cilat ishin zhvillimet më të rëndësishme për sektorin bankar në vitin 2023?

Është një vit tjetër rekord për ABI në të gjithë treguesit financiarë dhe operacionalë. ABI është banka me raportin më të vogël të kredive të këqija, përfitueshmërinë më të madhe vjetore dhe rritjen organike më të shëndetshme në sistemin bankar.

Më vjen shumë mirë që ABI është gjithashtu banka me mesataren më të lartë të pagave në sistemin bankar.

Zhvillimi më i rëndësishëm në vitin 2023 ishte që vendime të rëndësishme kreditimi për sistemin bankar filluan të merren në Tiranë dhe u morën shqip. Ky është tashmë një fakt shumë domethënës, i mirëpritur nga biznesi dhe u konfirmua nga pjesëmarrja e suksesshme e bankave me pronësi të plotë apo të pjesshme lokale në disa sindikata të rëndësishme. Përveç likuiditetit të mjaftueshëm, në këtë dinamikë të re ka ndikuar dhe vendimmarrja e shpejtë e bankave lokale.

Pas pandemisë, po vërehet një rritje e ndjeshme e rolit të turizmit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme në ekonomi. Si po ndikojnë këto zhvillime në sektorin bankar?

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Turizmi ka vite që është i rëndësishëm dhe ABI ka qenë në pararojë të financimit të turizmit. Është fakt që qeveria shqiptare është qeveria më pro biznesit të turizmit në rajon. Kjo duket sidomos në drejtim të zhvillimeve rezidenciale në bregdet.

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinj” burokratë (si në rajonin e Ballkanit apo Mesdheut Verior), që ulërasin sa herë shikojnë të ndërtohet pallat në bregdet, apo ngrenë zhurma boshe për shkatërrimin e bregdetit, apo tregojnë përralla me oligarkë, apo dhe të marrë, që vazhdojnë të luftojnë komunizmin (në plazh) në 2024.

Uroj që Shqipëria të ndjekë shembullin e Majamit, ku tregu është ai që përcakton destinacionin e zhvillimit, dhe jo burokratët (e përsëris) “mendjexhinj”.

Shqipëria ka një bregdet shumë pak të zhvilluar, që krijon iluzionin e zhvillimit pa fund, por gjithsesi ne kemi një hapësirë relativisht të kufizuar toke, prandaj zhvillimi në bregdet mund të jetë më shumë me apart hotele / kondominium dhe jo vila pa fund.

Kuptohet, mbështetja e qeverisë me infrastrukturë për ndërtesa të larta në bregdet është çelës dhe vendimtare. Mendojmë se qeveria do të fillojë të mbështesë me garanci sovrane zhvillimin e infrastrukturës në vend, sidomos tani që borxhi publik në krahasim me PBB (por edhe borxhi privat në krahasim me depozitat) është në nivele tejet të ulëta.

Cilat mendoni se do të jenë sfidat kryesore për sektorin bankar në vitin 2024?

E para sfidë është që turizmi të vazhdojë të ndihmohet të mbajë ritmet e vitit 2023. Elementi i sigurisë dhe pranisë së forcave të rendit në bregdet gjatë sezonit do të duhet të përmirësohet. Do të ishte naive të merrej e mirëqenë rëndësia e qetësisë civile, sidomos gjatë sezonit. Duhen shumë më shumë njerëz, mjete dhe trajnim. Është në interes të sistemit bankar të vendosë turizmin dhe forcat e rendit në krye të mbështetjes sociale korporative.

Çdo lajm jo i mirë për sigurinë e turistëve në Shqipëri do të ekzagjerohet nga tregjet konkurrente. Sfida e dytë lidhet me përdorimin e bonove korporatave, ku Shqipëria është shumë e vonuar. Ky treg në vendet e zhvilluara është shumë më i madh se totali i kredidhënies bankare, ndërkohë që në sistemin bankar shqiptar është pothuaj joekzistent.

Theksoj, se kjo nuk është për faj të institucioneve rregullatore. Mbështetja e Bankës së Shqipërisë dhe AMF ka qenë e plotë dhe e kahershme dhe është një nga rastet pozitive kur institucionet rregullatore janë përpara tregut. Transferimi profesionist i balancës së bonove korporative dhe roli i bankave në këtë proces mendoj se do jetë një risi domethënëse në vitin 2024. ABI dhe partnerë të tjerë do të jenë pjesëmarrës aktivë në këtë proces./Monitor

Continue Reading
Advertisement

TRENDING