Bota
Rusi/ Putin njofton ndërtimin e 4 nëndetëseve bërthamore
Rusia do të ndërtojë edhe katër nëndetëse të reja bërthamore që do të garantojnë sigurinë për dekadat e ardhshme. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, i cili mori pjesë, nëpërmjet video-lidhjes, në ceremoninë e ngritjes së flamurit të anijeve të reja në marinë dhe nëndetëses bërthamore “Generalissimo”.
“Dëshiroj të vërej se katër nëndetëse të tjera të këtij lloji do të ndërtohen sipas programit aktual të riarmatimit shtetëror. Kjo do të sigurojë sigurinë e Rusisë për dekadat e ardhshme. Nëndetëset ‘Generalissimo Suvorov’ dhe ‘Perandori Alexander III’ janë të afta të mbajnë 16 raketa balistike ndërkontinentale Bulava. “, tha Putin.