Bota
Rusi/ Treni i pasgjerëve dhe i mallrave dalin nga shinat pas shembjes së dy urave, shtatë të vdekur

Të paktën shtatë persona vdiqën pas shembjes së dy urave hekurudhore në Rusi gjatë natës. Fillimisht një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të në rajonin e Bryanskut, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe gjashtë personave të tjerë. Në aksident u plagosën gjithsej 30 persona, ndërsa vijojnë kërimet për personat që mund të kenë mbetur në rrënoja. Treni po udhëtonte nga Moska drejt Klimovit në momentin e ngjarjes.
Autoritetet lokale deklaruan fillimisht se incidenti mund të jetë shkaktuar nga “ndërhyrje të paligjshme”, pa dhënë detaje të tjera. Ndërkohë vetëm disa orë më vonë, një tjetër urë u shemb në rajonin e Kurskut, ndërsa një tren mallrash po kalonte mbi të. Sipas zyrtarëve lokalë, një nga makinistët e trenit u plagos gjatë përplasjes. Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.
Foto: Treni i mallrave

