Bota
Rusia akuzon forcat speciale britanike se po operojnë në Ukrainë
Moska pretendon se Shërbimi Special i Anijeve të Mbretërisë së Bashkuar po operon në Ukrainë dhe po ndihmon atë të kryej operacione kundër trupave ruse.
Shërbimi Federal i Sigurisë, pasardhësi kryesor i Komisionit për Sigurimin e Shtetit gjatë epokës sovjetike, u shpreh se kishte prishur një plan të forcave speciale britanike për të zbarkuar ushtarët “diversantë” ukrainas në Tendrov Split, një brez rëre në Detin e Zi.
Shërbimi Special i Anijeve është një regjiment i forcave speciale të marinës britanike e cila sipas Rusisë po mbikqyr forcat speciale të Ukrainës duke u përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt.
Megjithatë më herët, anëtarët e NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë thënë se nuk kanë plane të dërgojnë trupa në ndihmë të Ukrainës.