Bota
Rusia frenon negociatat! Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

Moska ka frenuar negociatat për paqe. Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e çdo bisedimi ndërkombëtar për garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke e quajtur përjashtimin e Kremlinit “rrugë pa krye”.
Ai kërkoi gjithashtu që të përfshihet edhe Kina si aleate e Rusisë dhe të jetë një nga garantuesit e sigurisë, duke ringjallur një propozim të vitit 2022.
Moska ka reaguar me kujdes ndaj kësaj ideje. Lavrov paralajmëroi se një takim i tillë kërkon “kujdes maksimal”
Ndërkohë, disa vende si Vatikani, Zvicra dhe Hungaria janë përmendur si të gatshme për të pritur një takim të mundshëm, por situata e orëve të fundit nuk duket optimiste.
Një dron rus shpërtheu të mërkurën në territorin e Polonisë, ndërsa reagoi menjëherë ministri i jashtëm, Radoslav Sikorski, duke e cilësuar provokimin e radhës nga Moska.
Po ashtu, orët e fundit mediat raportojnë se zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s po artikulohet gjithnjë e më shumë nga liderët europianë në lidhje me Ukrainën, e cila në fakt nuk është midis 32 vendeve të aleancës.

