Bota
Rusia kërcënon me Luftë Botërore! Ministri i jashtëm paralajmëron Perëndimin: Po luajnë si fëmijë me ata që kanë armë bërthamore
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaruar të martën pasdite se Perëndimi po luan me zjarrin duke shqyrtuar mundësinë që Ukrainës t’i lejohet të godasë thellë në Rusi me raketa perëndimore.
Ukraina nisi më 6 gusht sulmet në rajonin perëndimor të Rusisë, në Kursk, duke shënuar sulmin më të madh të huaj ndaj kundërshtarëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të ketë një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.
“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepëse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët, të cilëve u janë besuar armët bërthamore”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Moskë.
“Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për Luftën e Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën. Por nuk është kështu”, ka shtuar Lavrov.