Kosova
Rusia kërkon ndihmë nga Vuçiç/ Miti dhe realiteti i Kosovës pas përqafimit
Analisti serb Miljan Mladenović tha se që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, fuqia ruse është dobësuar në mbarë botën dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse qasja e Rusisë ka ndryshuar dhe tani ata po kërkojnë një partner “praktikisht tek kushdo që nuk i shmanget”.
“Pavarësisht konvergjencës së dukshme të Serbisë ndaj pozicioneve pro-perëndimore në muajt e fundit, është e qartë se Rusia nuk ka partner më të mirë se Vucic” – deklaroi Mlladenoviq, I cili gjithashtu beson se e vetmja alternativë që Rusia mund të kërkojë është në partitë e djathta të konsoliduara mjaftueshëm.
“Prandaj, nuk është për t’u habitur që, pavarësisht distancimit të konsiderueshëm nga Rusia, qeveria e Putinit vazhdon të mbështesë hapur qeverinë në Serbi” – theksoi analisti
Duke folur për deklaraten e Maria Zaharovës për kthimin e forcave serbe të sigurisë ne Kosove, Mlladenoviq pohon se ky mesazh ka dy anë.
“Para së gjithash, për t’i treguar botës se Rusia dhe Serbia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë dhe kështu ia vështirësojnë Serbisë afrimin me Perëndimin, dhe nga ana tjetër, u dërgon një mesazh qytetarëve të Serbisë se Rusia është ende me ju, se Serbisë “vetëm i duhet pak vendosmëri dhe Kosova do të bëhet sërish serbe”. Por sipas tij, Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë mit dhe gjithnjë e më pak realitet”