Connect with us

Bota

Rusia ndalon luftën për pashkë/ Armëpushim i shenjtë apo mashtrim taktik?

Rusia ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.

Në një përditësim në Telegram, Kremlini thotë se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e sotme me kohën lokale deri në mesnatën e 21 prillit.

Moska thotë se shpreson që pala ukrainase do të ndjekë shembullin e tyre. Ndërkohë, Kievi nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin.

“Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij”, shton ai.

Advertisement