Connect with us

Bota

Rusia në luftë civile, Wagner merr Rostovin, niset drejt Moskës, Putin: Tradhëtarët…

Ndoshta është herët për të thënë nëse ky është një grusht i mirëfilltë shteti, por e sigurt është se Rusia gjendet pa diskutim në prag të një lufte civile, pas kërcënimeve të shefit të grupimit Wagner, Yevgeni Prigozhin, ndaj ministrit rus të Mbrotjes, Sergey Shoigu. Sipas Prigozhin, Shoigu ka ndërmarrë një sulm kundrejt një kampi të Wagner dhe ka lënë qindra ushtarë të vrarë. Ndaj ai ka nisur një inkursion në territor rus, me qëllim kryesor mbërritjen në Moskë dhe kapjen e Shoigut. Sipas raportimeve në terren dhe vetë publikimeve të Prigozhin, i cili ka qenë aktiv çdo 30 minuta në platforma komunikimi gjatë natës, forcat e tija kanë marrë qytetin rus të Rostov (rreth 1.1 milionë banorë), pa hasur në rezistencë të Ushtrisë ruse.

Kjo, përtej faktit se qytete të tëra dhe kryesisht Moska janë blinduar nga Garda Kombëtare dhe Shërbimet e Inteligjencës ruse janë në gatshmëri të lartë.

Në bazë të pretendimeve të Prigozhin, rreth 25 mijë mercenarë Wagner kanë nisur atë që ai e quan “marshim” drejt kryeqytetit rus. Ai po ashtu pretendon se gjysmën e Ushtrisë ruse e ka nga ana e tij.

Ndërkaq, janë raportuar edhe tërheqje masive ushtarake nga fronti rus në Ukrainë, për t’iu bashkuar rebelimit.

Prigozhin ka publikuar edhe një video nga Rostovi, ku shfaqet ai vetë me drejtues vendorë të forcave ruse, të cilët duken të qetë gjatë bisedave me të.

Nga vetë Kremlini, komenti i vetëm i bërë është ai i zëdhënësit për shtyp, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se Vladimir Putin është në dijeni të situatës. Por, nuk dihet asnjë detaj lidhur me këtë.

Incidente të tjera janë raportuar në zona të ndryshme, herë me pretendime se Wagner ka rrëzuar helikopterë rusë, e herë se forcat ruse kanë goditur mjete të Wagner. Këto gjithsesi mbeten të pa vërtetuara.

Mesazhe tepër të ashpra u dhanë nga Prigozhin natën e 23 qershorit, kur ai arriti deri aty sa të deklaronte se “do ta varë Shoigun në Sheshin e Kuq”, për çfarë i bëri ushtarëve të tij.

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes, komenti i vetëm ishte ai se ata nuk kanë lidhje me sulmin që është bërë ndaj kampit Wagner.

Gjeneral-koloneli Sergei Surovikin, zëvendës komandant i Grupit të Forcave Ruse që luftojnë në Ukrainë, u kërkoi forcave Wagner të ndalonin çdo lëvizje kundër ushtrisë, duke thënë se kjo do të luante në duart e armiqve të Rusisë, të cilët “po presin të shohin përkeqësimin e situatën tonë të brendshme politike.

Një tjetër oficer i lartë ushtarak, gjenerallejtënant Vladimir Alexeyev, e denoncoi veprimin e Prigozhin si “çmenduri” dhe kërcënoi se do të niste një luftë civile në Rusi. “Është një goditje me thikë pas shpine për vendin dhe presidentin”, tha ai.

“Është e pamundur të imagjinohet një goditje më e fortë për imazhin e Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Një provokim i tillë mund të organizohej vetëm nga armiqtë e Rusisë”, shtoi ai.

Njëkohësisht, komente mbi situatën ka pasur edhe nga Ukraina dhe SHBA-të, prej ku bëhet me dije se situata po monitorohet imtësisht dhe se kjo nuk është një farsë, por realitet.

Valery Gerasimov ndërkaq, një prej gjeneralëve të lartë rusë, mendohet se ka qenë në zyrat e Mbrojtjes në Rostov dhe është larguar përpara ardhjes së Wagner në qytet. Këta të fundit kanë kontrollin e zyrave tanimë.

Detaje të tjera priten në vijim, kur mendohet se të angazhuar për ndalimin e Wagner, janë vendosur forcat çeçene të Ramzan Kadyrov.

Në Moskë, masat janë ato të anti-terrorit.

Putin urdhëron të neutralizohen organizatorët e rebelimit

1686934472_95dbfe8f7d4b4a4493e4afcc79227764.jpg

Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.

“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.

Ne perditesim

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për “ndalim” të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh. Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”. Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme: së pari, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta bëjë të shtunën një adresim televiziv, pas këtyre zhvillimeve.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën. Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

Në përditësim…

Ora 08:52

Kreu i Wagner udhëheq kryengritjen kundër Moskës, Putin pritet të mbajë fjalim para popullit

1686953815_vladimirputin.jpg
Presidenti Vladimir Putin pritet t’i adresohet popullit rus përmes një fjalimi bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për agjencinë Tass.Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, akuzon shefat e mbrojtjes ruse, të udhëhequr nga ministri Shoigu, se kanë urdhëruar një sulm ndaj njerëzve të tij dhe kanë marshuar në Rostov dhe Moskë.

Ndërkohë Ëagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.

Prigozhin: Wagner do të marshojë në Moskë nëse ministri Mbrojtjes nuk vjen në Rostov

1687589399_rt.JPG
Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. “Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës,” tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.
1685965973_wagner.JPGEvgeny Prigozhin njoftoi kontrollin e ndërtesës së selisë së ushtrisë nga vullnetarët rusë nga grupi Wagner, si dhe marrjen nën kontroll të aeroportit për të parandaluar uljen e avionit luftarak
Ora 07:51

Wanger i shpalli luftë, Moska: Po bëjmë gjithçka për sigurinë e Rostovit, s’është e vërtetë që jemi futur në shtetrrethim

1687585930_fhh.JPGForcat ruse po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.Kështu deklaroi guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet. një qendër kryesore të sulmeve  të ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim.“Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut”. shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.Putin: Nuk do të lejojmë një përçarje si në 1917, Rusia do mbrohet nga çdo kërcënim

1687020613_1686547089vladimirputin.JPGVladimir Putin në fjalim drejtuar kombit pas avancimit të nisur nga lideri i grupit Wagner , Yevgeny Prigozhin tha se nuk do të lejojë një përçarje si në 1917.

“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha ai.

Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore. “

Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më, ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi Putin.

Bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg

1687589399_rt.JPG
Forcat e rendit ruse kanë kryer një bastisje në zyrën e Wagner në Shën Petersburg, raporton BBC
“Zbatuesit e ligjit kanë hyrë në Qendrën PMC Wagner në rrugën Zolnaya të Shën Petersburgut,” raportoi media.Dy autobusë me polici të trazirave dhe roje kombëtare kanë mbërritur në ndërtesë, raportohet se kanë hyrë së bashku me njerëz me rroba civile.Media pretendoi se “njerëz me maska ​​dhe me pushkë” u vendosën pranë urës Blagoveshchensky të Shën Petersburgut, ku ndodhen një hotel dhe një restorant i lidhur me shefin e Wagner, Yevgeni Prigozhin.

Advertisement