Rajon
Rusia partner në furnizimin me armë në Serbi
Në kulmin e akuzave verbale mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, mediat në Serbi raportojnë se vendi i tyre është duke investuar në armatime.
Portali shton se disa nga kontratat janë nënshkruar për nevoja të prodhimit vendor në fabrikën Combat Complex Systems dhe të tjerat që janë 100 për qind në pronësi të Jugoimport-SDPR, por ndërkohë lidhet dhe me tensionet e parashikuara nga inteligjenca serbe në lindje.
“Rritja dramatike e blerjeve të armëve nënkupton kontrata të reja të mëdha. Një partner i rëndësishëm ishte Rusia, nga e cila porositi katër helikopterë luftarakë Mi-35M, tre transportues Mi-17V-5, dy bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir-S1M, sisteme për veprime kundër-elektronike dhe luftë kundër dronëve, etj. Sigurisht, është një çështje e një mbikëqyrjeje të madhe dhe pakujdesi për të kontraktuar prokurimin e pajisjeve me një vend që po përgatitej për luftë dhe ne supozojmë se puna e inteligjencës së Serbisë dha informacion në kohë dhe të saktë për situatën në lindje”, shkruan media serbe.
Portali sqaron se investimi lidhet dhe me mjete inteligjente, si radarët GM400, GM200 dhe GM60, që do të prokurohen nga Franca për sistemin e vëzhgimit dhe raportimit ajror dhe për njësitë e mbrojtjes ajrore. Pjesë e porosis janë dhe dhjetë H 145 M, të porositur nga kompania Airbus.