Connect with us

Bota

Rusia pretendon se ka rrëzuar raketa dhe dron mbi Belgorod

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar shtatë raketa dhe dy drone mbi rajonin jugperëndimor të Belgorod.Ajo akuzoi Ukrainën për kryerjen e sulmit duke përdorur raketa Vampire të prodhimit çek.Të njëjtat raketa u përdorën në sulmet vdekjeprurëse në Belgorod në dhjetor, tha Rusia.Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha se dy persona ishin plagosur. Rajoni është sulmuar shpesh nga Ukraina në përgjigje të pushtimit të Rusisë.
Advertisement