Aktualitet
Rusia vazhdon manipulimet/ Lavrov: Perëndimi do ta largojë Serbinë nga Rusia
“Perëndimi u përpoq ta vendos Serbinë para një zgjedhje – ose t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose, në të kundërtën, do të përpiqet të bëjë grusht shteti atje” – Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
“Në vitet e fundit, Uashingtonit nuk i pëlqeu fakti që Ukraina është fqinji i Rusisë dhe se ajo kërkoi të ndërtonte marrëdhënie normale pune me fqinjin e saj. Ata filluan ta tërhiqnin atë në Bashkimin Europian me sloganin “ose me ne ose me Rusinë”. Kjo ‘ose-ose’ nuk u zhduk pa gjurmë. Shikoni sot Serbinë. Tani edhe atje po thonë të njëjtën gjë. Bashkojuni sanksioneve kundër Rusisë, jepeni Kosovën, njihni pavarësinë e saj dhe pastaj do t’ju pranojmë në BE. Dhe nëse jo, ata do përpoqen të organizoojnë një grusht shteti” – tha Lavrov në një intervistë për Sputnik24.
Ministri i Jashtëm rus kujtoi gjithashtu se si reaguan BE dhe SHBA ndaj zgjedhjeve të fundit në Serbi.
“Ata akuzuan autoritetet serbe se gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur dezinformata, se kanë korruptuar votuesit. Kështu thanë ata nga Uashingtoni kur filloi fushata për të eliminuar Trumpin nga zgjedhjet, thjesht sepse kjo ishte ajo që donte elita në pushtet, duke shkaktuar një valë pakënaqësie në SHBA” – tregoi Lavrov
Megjithatë, siç theksoi ai, kjo nuk do të thotë asgjë për administratën amerikane, atyre u lejohet gjithçka, do të bëjnë çfarë të duan dhe do t’u diktojnë të tjerëve atë që duan. Në të njëjtën kohë, theksoi Lavrov, shumë vende e kanë kuptuar këtë dhe gjithnjë e më shumë vende po i thonë Moskës “ne jemi me ju”.