Kosova
Sa e fshehtë ishte vizita sekrete e drejtorit të CIA-s dhe a i vjen turp Vuçiçit për këtë
Ngjarja kryesore politike e javës së kaluar ishte vizita e drejtorit të CIA-s William Burns në rajon. Mënyra se si u pasqyrua nga mediat në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, tregon shumë.
Në Sarajevë, sipas disa mediave, anëtarët boshnjakë të Presidencës së BH-së thyen marrëveshjen për të mos bërë deklarata publike për atë që u diskutua me dyer të mbyllura në takimin me kreun e CIA-s.
Edhe në Prishtinë, disa media raportuan menjëherë për uljen e avionit ushtarak që solli Burns, teksa pas takimeve folen e Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Vizitat sekrete, por të regjistruara, siç raportojnë mediat botërore, janë karakteristikë e Burns, i cili u emërua në krye të CIA-s nën administrimin e Bidenit. Mirëpo, pati një boshllëk në raportimin mediatik të vizitës së drejtorit të CIA-s në Beograd.
Përveç një grushti konfirmimesh jozyrtare se Burns kishte ardhur dhe se drejtori i BIA-s serbe Vladimir Orliq ishte mikpritës i tij, asgjë nuk mundi të mësohej për qëndrimin e shefit të CIA-s në Serbi.
Megjithatë, është e pabesueshme që në Prishtinë fillimisht ai u takua me Vjosa Osmanin, e më pas me Albin Krutin (në mënyrë që Kryeministri i Kosovës te mos mbetej prapa në rivalitetin atje), nga Beogradi pati vetem heshtje.
Po pse u mbajt e fshehtë vizita e drejtorit të CIA-s dhe a i vjen turp Vuçiqit për këtë? Apo ngaqë në të njëjtën ditë tabloidi kryesor i regjimit publikoi në kopertinë se CIA po rrëzon qeverinë e Vucicit?
Le tepresim e te shohim se çfarë thotë testi i realitetit, i cili konsiston nëse Vuçiç do t’i drejtohet dhe ndoshta do t’i përgjigjet pyetjes së gazetareve përpara mbërritjes së presidentit francez Macron më 28 gusht, nëse biseda me Burns ishte e këndshme dhe miqësore apo nëse ai duhej të vuante dhe të qëndronte i heshtur si kur negociohej për Kosovën në Bruksel…