Connect with us

Pinknews

Sa e pashëndetshme është të shohësh programe si ‘BBV’

Reality show si “Big Brother” mund të kenë një ndikim shumë të fuqishëm te shikuesit.

Këto programe mund t’ju formësojnë qëndrimet, besimet dhe sjelljet, teksa çdo ditë na serviren imazhe, ide dhe stile të caktuara jetese. Për shembull, disa studime kanë treguar se programet reality mund të shtojnë problemet në lidhje me mënyrën si e shohim trupin.

Megjithatë, studime të tjera tregojnë se këto programe mund të promovojnë qëndrime më pozitive ndaj diversitetit dhe mirëkuptimit mes kulturave të ndryshme.

Ndikimi i emisioneve reality në shëndetin e një individi mund të jetë subjektiv dhe varet nga disa faktorë. Teksa disa njerëz mund t’i shohin si një formë argëtimi dhe relaksi, për të tjerët, ekspozimi i tepërt mund të ketë efekte negative në shëndetin e tyre mendor dhe emocional.

Këto programe mund t’i ekspozojnë shikuesit ndaj sjelljeve negative, të tilla si agresioni, konflikti dhe manipulimi, të cilat mund të rrisin nivelet e stresit dhe ankthit.

Nga ana tjetër, ndjekja e reality show-ve mund të sigurojë gjithashtu një burim lidhjeje sociale dhe një mënyrë për të shpëtuar nga streset e përditshme.

Patjetër që është e rëndësishme të theksohet se ndikimi i këtyre programeve mund të ndryshojë në varësi të faktorëve të tillë si mosha, prejardhja kulturore dhe vlerat personale. Disa shikues mund të jenë më të ndjeshëm ndaj mesazheve dhe ndikimeve të realities, ndërsa të tjerë mund të jenë më rezistentë./anabel

Advertisement