Lifestyle
Sa është sasia ideale e kafes që duhet të pini gjatë një dite

Ekspertët pohojnë se kafeja është e mirë për trupin tonë. Megjithatë, cila është sasia ideale që mund të konsumojmë pa frikë, pa u shqetësuar për pasojat për shëndetin tonë? Dhe sigurisht, cila është mënyra ideale për ta konsumuar?
Çdo vit njerëzit në mbarë botën konsumojnë mbi 500 miliardë filxhanë kafe. Ndoshta është një nga zakonet tona më të preferuara të përditshme dhe për shumicën është e paimagjinueshme të fillohet dita pa një gllënjkë kafe.
Në të njëjtën kohë, ata që pinin 3 filxhanë në ditë treguan funksionin më të mirë njohës nga të gjithë. Një studim i Harvardit i një kampioni sasior shumë më të madh (208,501 pjesëmarrës, burra dhe gra) përforcon pretendimin e mësipërm.
Hulumtimi specifik kishte të bënte me jetëgjatësinë dhe shanset për vdekje në 20 vitet e ardhshme. Sipas gjetjeve të shkencëtarëve, ata që pinë kafe kanë më pak shanse për vdekje sesa ata që nuk kanë pirë, ndërsa sasia ideale është nga 3.1 deri në 5 filxhanë në ditë.

