Kronike
Safet Bajri: Nuk kam lidhje me masakrën e Dobraçit, e kisha mik Arlind Bushatin! S’kam konflikt me fisin Lici

Safet Bajri ka dalë publikisht për të mohuar përfshirjen e tij në masakrën e Dobraçit, duke u shfaqur me zë dhe figurë në një lidhje direkte për “Top Story”.
Ai theksoi se nuk ka asnjë provë që e lidh me tre ngjarjet kriminale të përmendura nga Prokuroria dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
Lidhur me masakrën e Dobraçit, Bajri u shpreh i prekur për viktimat, duke përmendur se i njihte personalisht disa prej tyre. Ai shtoi dhe se nuk ka asnjë konflikt me fisin e Licajve.
“E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese. Nuk është aspak e vërtetë.
E dyta, për Masakrën e Dobraçit, më vjen shumë keq, që kemi motra që ka vdek, se jemi rrit me ta. Më vjen keq edhe për Bushatin, e kam pasur mik para se të hyja në burg.
Sinqerisht më vjen edhe për djalin e famijen Lici. Por djemtë e viktimave janë rritur, por Barjat nuk kanë lidhje me to. Uroj që të arrestohet dikush për maskarën e Dobroaçit.
Më janë sekuestuar nja 17 mijë euro, u kanë bërë edhe fotot. Por çdo gjë ka qenë korrekte. Por të shikohen gjërat drejt. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën e famijes. Çfarë po bëni, SPAK-u nuk fal, lëreni të bëjnë punën,” tha Safet Bajri.

