Connect with us

Kronike

Safet Bajri u prangos në banesë/ Urdhërarreste edhe për Asmer Bilali dhe kushëririt të tij Behar Bajri

Është arrestuar sot me urdhër të GJKKO Sfaet Bajri, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bajri u arrestua në banesë dhe nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit.

Ndërkohë urdhërarreste janë lëshuar edhe për krahun e djathtë të Safet Bajrit, Asmer Bilali dhe kushëririt të tij Behar Bajri.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Advertisement