Politike
Sali Berisha: Amerika dhe Franca po mbështesin Serbinë, Por ne nuk duhet t’i pyesim
Sali Berisha, thotë se nëse europianizimi i Serbisë do të shpërblehet me lëshime në kurriz të shqiptarëve, do të ishte një fatalitet! Berisha, i pyetur nga gazetarja Sonila Meço në televizionin e të birit, se nga vijnë shpresat e Perëndimit ndaj presidentit të Serbisë, a mos po bëhet fjalë për një pragmatizëm më shumë se ç’duhet në këto momente delikate për Kosovën, tha:
Tani, a do të shpërblehet europianizimi i Serbisë me lëshime në kurriz të shqiptarëve, kjo do të ishte një fatalitet, një zgjidhje fatale, absolutisht e paqëndrueshme dhe që do të përgatiste konflikte të reja!
Shqiptarët, kur Ibrahim Rugova, organizoi rezistencën paqësore më të fuqishme që kishte njohur ndonjëherë Ballkani dhe Europa – paqësore them – nuk i mori leje askujt! Pra, nuk zgjidhet Ballkani duke bërë padrejtësi ndaj kombit që ka pësuar padrejtësitë më të mëdha!”