Connect with us

Politike

Sali Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament 120 metra, që e bleva me kredi

“Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë euro”. Kështu ka deklaruar Sali Berisha.

Ai theksoi se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit janë mashtrime, duke theksuar se edhe apartamentin ku jeton e ka blerë bashkë me të shoqen.

“Këtu më lehtëson shumë ajo që po bëjnë skapistët e partisë, ai që quhet vetting financiar.

Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë, ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga ‘90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca.

Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë euro! Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës! Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi.

Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre, larjen e parave dhe akuzojnë Berishën për korrupsion”, tha Berisha.

 

Advertisement