Connect with us

Politike

Sali Berisha shpall fitoren: E munda Ramën në Facebook, ta gëzojmë

Sali Berisha ka shpallur fitoren në… Facebook. Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar një sondazh që nuk dihet ku e ka gjetur, pasi nuk e përmend.

“Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët.
Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore”, shkruan Berisha në Facebook.

“Sipas të dhënave dixhitale, Berisha kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me ‘përshtypjet’ e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Për sa i përket ‘shpërndarjeve të përshtypjeve’ në rrjetet sociale, Berisha kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës.

Gjithashtu ajo që vihet re është shpartallimi i Ramës nga Berisha në garën në Facebook dhe në website”

Por se ku i kanë gjetur këto të dhëna dixhitale, vetëm ata e dinë.

Ndoshta i referohen “qytetarit dixhital” të Berishës!

Advertisement