Connect with us

Politike

Berisha hedh poshtë Alibeajn: Pranoj Salianjin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në selinë blu, ndërsa për mediat ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit, zëvëndësimin që pritet për kreun e grupit të PD-së, mes Enkelejd Alibeajt dhe Ervin Salianjit. I pyetur nëse e mbështet Salianjin në këtë lëvizje, Berisha tha se do të pranojë vullnetin e demokratëve.

Berisha u ndal edhe tek rasti i zyrtares Alda Klosi, për të cilën tha se Policia ka bërë çmos që të mos e bënë publik emrin e saj, së cilës iu vodhën 120 mijë euro nga pastruesja.

“E ardhmja e grupit parlamentar do jetë një grup i cili do të mbrojë në të gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet çka është detyra kryesore e opozitës. Kjo qeveri nuk ka ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, ministrat, vetë Rama. Pra vjen zonja me 40 metra katror apartamente dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme. Kurrë një qeveri nuk mund të lejojë vetes abuzimet në shkallë. Ajo që ishte po kaq përpjekje e Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit, më është dërguar emri nga qytetari dixhital. E bëra publik se s’po e bënin, po përpiqeshin të bënin të njëjtën skenë që kanë përdor me Damianin, Spiropalin dhe Beqajn. Unë do pranoj vullnetin. Salianji është nënkryetar grupi. Do pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë. E morët vesh skandalin e fundit të Veliajt. Kjo nuk mund të imagjinohet, hap tenderin për ti marrë vetë paratë. Është një vit që këta do marrin përgjigjen përfundimtare”, shprehet Berisha.

Advertisement