Connect with us

Politike

Salianji i drejtohet burgut të Fierit, ja momenti kur eskorta e policisë shoqëron deputetin

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

Në pamje shfaqet momenti kur eskorta që shoqëron Salianjin niset nga ambientet e Policisë së Tiranës drejt Fierit.

Salianji u paraqit më herët gjatë ditës për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.

Advertisement