Connect with us

Politike

Salianji kundër Berishës e Bashës: Zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin

Ervin Salianji kërkon një model ndryshe nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të cilët tha se nuk lëshojnë karrigen e kryetarit. Ai tha se partia nuk është pronë private.

“Unë kam qenë krah edhe në mendin që klasa politike ka nevojë për rinovim por këtu po u bë njeri kryetar nuk ikën më.

Shife ça ndodh te Basha te ky që pretendohej të kishte shpresë se ka ardhur nga perëndimi. Sali Berisha ja ku e kemi, për këtë kam bërë betejë nuk mund të jetë koncepti i pronësisë së partisë,

Partia është pronë në interes të publikut, pronë publike. Nuk ka kryetar partie që e bën një gjë të tillë, hiq Fatos Nanon. Kryetar partie që të lëvizë në këtë vend pasi është bërë njëherë kryetar partie s’kemi asnjë”.

Advertisement