Connect with us

Politike

Salianji: Ramën do ta lënë qytetarët si pemë, opozita do rikthehet

Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në një emision televiziv foli për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa komentoi edhe çeljen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në “Air Albania”.

Gjatë kësaj interviste Salianji tha se kryeministri Edi Rama vetëm ka mashtruar qytetarët shqiptarë dhe tashmë në 14 maj do të ndëshkohet me votë.

“Qytetari nëpërmjet votës ka mundësi që të ndryshojë. Një pjesë  e madhe e kandidatëve janë me eksperiencë dhe një pjesë tjetër janë si risi për PD dhe për opozitën në tërësi. Është në fushatë ku theksi është vendosur tek qytetarët,. Këto janë zgjedhje politike për të bërë të mundur hyrjen e opozitës në sistem dhe për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës dhe personalizimit të pushteteve të Edi Ramës”, tha ai.

Çelja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si ju duket?

 

 

Salianji: Fatmirësisht PD dhe opozita nuk ka vuajtur nga pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve për të ardhur në takime sa herë thërriten dhe duhen falënderuar. E thashë që një pjesë e madhe e kandidatëve do të nderonin edhe në rang kombëtar PD-në. Kanë profile të spikatura për qytetet e tyre. Theksi i vendosur tek kandidatët dhe tek njerëzit, ndërsa Edi Rama organizimin e fushatës e kanë vendosur tek pemët sepse nuk i del më njëri. Dhe presioni që i bën administratës duke se nuk funksionon më. Jemi në kushtet ku gjen marifete sikur do të mbjellë pemë dhe si pemë kanë për ta lënë qytetarët në këto zgjedhje.

Çfarë pritshmërish keni në tërësi, jo vetëm për Kavajën?

Salianji: Kavajë do t’i kthehet demokratëve, në 14 maj ajo bashki do të jetë në shërbim të qytetarëve. Mua më është kërkuar të jem atje dhe do të drejtoj fushatën e Kavajës dhe padiskutim do të jap kontributin tim. Qytetarët atje mezi presin për ta ndëshkuar me votën qeverinë Rama. Ka një përkrahje masive të qytetarëve për të sjellë ndryshimin dhe një bashkim të demokratëve. Të gjitha gjasat janë që PD të fitojë në të gjithë Shqipërinë.. Edhe pse tek një pjesë e votuesve ka një zhgënjim dhe opozita duhet të bëjë më shumë që lokalisht të dalin të votojnë. Premtoi shëndetësi falas dhe gënjeu, i largoi mjekët. Premtoi taksa më të ulëta por i rrit. Premtoi që do të kishte kontroll për çmimet e karburanteve , por janë në stratosferë dhe çdo premtim i Ramës ka qenë një gënjeshtër. Nuk ka qytetar që nuk e ka kuptuar, përfshirë mua, që nëse s’do kishin dalë kandidatët e Primareve Bashkitë do i faleshin qyl Edi Ramës. Kam kundërshtuar djegien e mandateve që pasoi edhe lënien e bashkive. Nëse s’do ishin kandidatët e Primareve do të ndodhte e njëjta gjë. Demokratët e opozita janë të bashkuar për të bërë ndryshimin. Vota për kandidatët në këto zgjedhje është politike. Nuk bën ndryshime hyn apo jo dikush në këshillin bashkiak, por të rrëzohen institucionet e drejtuar nga Rama.

Gara për Tiranën, si i shihni premtimet e gjithsecilit?

Salianji: Nëse flasim për urrejtje ndaj qeverisë, qytetari më i madh, aty ku ka më pak interesa të lidhur me qeverisjen, aty është potenciali më i madh për pakënaqësi. Në ndjekjen e sondazheve për kandidatët për kryebashkiakë, shoh që ka një rritje të Belind Këlliçit, kjo është një shenjë pozitive, mendoj se potenciali nuk është shfaqur i plotë. Nuk ka çfarë të ofrojë më as Rama as Veliaj. Gjithçka kanë bërë e kanë parë qytetarët, ajo që është ofruar në Tiranë janë kullat.  Për këtë mendoj se është më i mundshëm fitimi në Tiranë.

Advertisement