Politike
Salianji sfidon hapur Berishën: Do vazhdoj takimet me demokratët/ Fajëson Nokën për…
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të mbledhjes, Ervin Salinaji dha një prononcim për gazetarët.
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Pyetje: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Mbledhja u zhvillua mes debateve të forta dhe toneve të larta, kryesisht mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit.
Burimet bëjnë te ditur se anëtari i kryesisë Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka. “Me lëvizjen tënde po i shërben socialistëve”, mësohet t’i ketë thënë Noka Salianjit. Kujtojmë se Noka gëzon mbështetjen e kreut të PD, Sali Berisha.