Politike
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Antonio Costa nuk i referohet vitit 2030 për zgjerimin e Unionit: Të ndërtojmë epokën e besimit…
Para mbajtjes së samitit BE-Ballkan Perëndimor në 18 dhjetor, president i Këshillit Europian, Antonio Costa, është shprehur mbi nevojën e ndërtimit të një epoke të re besimi te qytetarët e Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ndryshe nga ish presidenti i Këshillit Europian, presidenti i ri në detyrë, Antonio Costa nuk i referohet vitit 2030 si një vit i mundshën për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, pasi ai shprehet, se nuk beson në kalendar artificialë. Edhe pse flet për një sens urgjence të zgjerimit të BE-së, për Antonio Costan, ky sens urgjence ka të bëjë me ofrimin e përfitimeve konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor nga procesi i zgjerimit, që kalon përmes një integrim gradual, deri në përgatitjen tërësore të secilit vend të Ballkanit Perëndimor në BE.
Antonio Costa, president i Këshillit Europian:
“Është shumë e rëndësishme për mua të jem në kontakt të ngushtë me qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse duhet të ndërtojmë një epokë të re besimi midis nesh pas një procesi kaq të gjatë diskutimesh për anëtarësimin. Zgjerimi është një nga prioritetet kyçe të mandatit tim. Kam pasur tashmë mundësinë të takoj të gjithë liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe të zhvilloj bisedime me ta. Këtë javë po organizojmë këtë samit shumë të rëndësishëm me të 27 shtetet anëtare dhe me 6 partnerët kandidatë të Ballkanit Perëndimor, sepse mendoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të flasim për zgjerimin, por edhe të japim idenë e qartë se ky është një angazhim i vërtetë për të siguruar një zgjerim gradual që do t’u ofrojë qytetarëve rezultate efektivë nga ky proces. Natyrisht, plani i rritjes ekonomike është korniza e madhe dhe një faktor kyç për marrëdhëniet tona në të ardhmen, por gjithashtu edhe për rezultate konkrete si anëtarësimi në sistemin e përbashkët të pagesave europiane, roaming, apo anëtarësimi në programin Erasmus. Këto janë disa rezultate konkrete që qytetarët nga të cilat qytetarët mund të përfitojnë dhe për t’u parashikuar në një farë mënyre për të ardhmen. Besoj se sot, në këshillin e punëve të jashtme, do të bëjmë hapa të rëndësishëm në këtë proces të anëtarësimit dhe duhet të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë. Më e rëndësishmja është të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë besimi, të shmangim keqkuptimet, dhe të sigurojmë që të gjithë të besojnë se jo vetëm me Bashkimin Evropian, por edhe midis partnerëve të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë kushte të mira për të ecur përpara dhe për të siguruar këtë të ardhme të përbashkët. Duhet gjithmonë të kujtojmë se jemi sot në Bashkimin Evropian sepse, pas luftës së dytë botërore, Gjermania dhe Franca vendosën të mbyllnin derën e së kaluarës dhe të ndërtonin së bashku një të ardhme të përbashkët. Kjo është një arritje e madhe dhe kjo është fryma e bashkimit tonë. Prandaj, ky zgjerim është kaq i rëndësishëm, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtën kulturë në diversitetin tonë. Ky është gjithashtu investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë dhe mirëqenien tonë në të ardhmen. Shpresoj që gjatë mandatit tim të jetë e mundur të bëjmë hapa përfundimtarë për të arritur këtë qëllim.
Pyetje: Erisa Zykaj, NTV: Zoti President, ju nuk e përmendët vitin 2030 si një datë për një zgjerim të mundshëm. Dhe duket se jeni në të njëjtën linjë me presidenten e Komisionit Evropian, sepse edhe ajo ishte shumë e kujdesshme në mospërmendjen e kësaj date. Ju thatë me kujdes: duhet të jemi ambiciozë, por edhe objektivë. Çfarë do të thotë kjo?
Antonio Costa, president i Këshillit Europian:
“ Së pari, është lajm i mirë që unë dhe presidentja e Komisionit Evropian po themi të njëjtën gjë. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Së dyti, siç thashë në fjalimin tim në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, unë nuk besoj në kalendarë artificialë. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ne të kuptojmë, se kemi shumë pak kohë dhe që kemi këtë sens urgjence. Çdo ditë bëhet më e vështirë për qytarët nga Ballkani Perëndimor të besojnë se, në fakt, një ditë do ta përfundojmë këtë proces. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, pas tre vitesh, apo pas katër vitesh. Por ajo që është më e rëndësishme, është të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë, dhe t’a bëjmë këtë me këtë ndjenjë urgjence. Sa më shpejt që të arrijmë të përfundojmë reformat, sa më shpejt të plotësojmë të gjitha kriteret, aq më shpejt do të përfundojmë këtë proces dhe secili partner i Ballkanit Perëndimor do të hyjë në Bashkimin Evropian. Dhe sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt do të kemi një Evropë më të sigurtë, të qëndrueshme dhe të begatë.
Antonio Costa, president i Këshillit Europian eshte prononcuar gjithashtu lidhur me ceshtjen e shtetit ligjor dhe te drejtave themelore ne Shqiperi
Erisa Zykaj, NTV: Bashkimi Evropian është përballur prej kohësh me kritika për prioritizimin e stabilitetit mbi demokracinë ne Ballkan. Dhe ju sapo folët për ndërtimin e një besim të ri mes qytetarëve, i cili është shumë i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse doja t’ju pyesja për këtë, sepse kur shohim raportet e Komisionit Evropian, ka shqetësime për kapjen e shtetit, hapat pas ne demokraci, shkeljen e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Nese marrim si shembull Shqipërinë, edhe pse vendi bëri nje hap përpara duke hapur grupin e parë te kapitujve me BE-ne, në të njëjtën kohë, ka think tank, media, organizata evropiane si European Endowment for Democracy, qe konsiderojne se pavarësisht kësaj, pushteti në Shqipëri po centralizohet më tej, po personalizohet, shteti i së drejtës është duke u përkeqësuar, të drejtat e njeriut po shkelen, dhe ka një distancë në rritje mes pushtetit dhe qytetarëve. Jam vërtet e interesuar të dija se cila është qasja juaj për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin? Antonio Costa, president i Keshillit Europian: « Bashkimi Evropian, më shumë se një treg i vetëm apo një monedhë e vetme, është bashkimi i vlerave. Dhe vlerat tona të përbashkëta janë baza e Bashkimit tonë. Anetaresimi ka të bëjë me vlerat dhe respektimin e vlerave. Dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që ne të punojmë në mënyrë objektive dhe me të dhëna objektive dhe në bazë të vlerësimit të dhënë nga Komisioni Evropian. Dhe Komisioni Europian është shumë i vëmendshëm ndaj respektimit të shtetit të së drejtës, lirisë së medias dhe ligjit zgjedhor dhe rekomandimi i Komisionit Europian, konkretisht për Shqipërinë, është jo vetëm për të treguar se cfare duhet të ndryshoje, por edhe për të hapur një grup i ri në negociata. Shpresoj, që Këshilli ta marrë seriozisht rekomandimin e Komisionit dhe të vendosë në këtë kuptim. Plani i rritjes i BE-se veçanërisht, nuk ka të bëjë vetëm me investime, ka të bëjë me investime dhe reforma. Dhe mendoj se kjo rrugë e anetaresimit është gjithashtu mënyra më e mirë për të siguruar që të gjithë të zbatojnë reformat e nevojshme për të pasur dhe për të respektuar standardet tona evropiane të vlerave, përkatësisht për sundimin e ligjit.
[11:22 AM, 17/12/2024] +32 494 49 92 60: Vidéo per pyetjen dhe pergjigjjen per Shqiperine. Te lutem, edhe nje here, deshiroj te te kujtoj per dublimin. Dublim dhe jo titra, sepse ky eshte udhezimi I kabinetit te Antonio Costa dhe duhet t’a respektojme
Këtë prononcim, presidenti Costa e ka bërë në një intervistë me disa gazetarë të mediave të Ballkanit Perëndimor.