Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Samiti Berlinit/ Michel: Keni pritur shumë, por po përgatisim ‘dasmën’

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit. Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”. “Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim. Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës”, – tha Michel.

Advertisement