Connect with us

Politike

Samiti Europian në Tiranë/ TIA: Më 15 & 16 maj pasagjerët të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit. Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen liderëve nga e gjithe Europa. Kështu, për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik.

“Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar.

Pasagjerët që udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e TIA të shpërndarë në Instastory.

Më 15 dhe 16 maj Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/
Advertisement