LAJMI I FUNDIT
Samiti i NATO në Vilnius, Rama takon Presidentin Macron: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë
Kryeministri Rama ka takuar në kuadër të samitit të NATO-s presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai thotë se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë.”- shkruan Rama.
Kryeministrit Rama i kanë ‘tërhequr’ vemëndjen në samitin e NATO-s që është duke u zhvilluar në Vilnus në Lituani.
Edhe pse shumë formal, në mbledhje pati një moment paksa ndryshe.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i fton në tryezë krerët e shteteve.
Ai i nxiti të gjejnë vendet e tyre sipas emrave të vendeve të shënuara për të nisur mbledhjen, teksa i drejtohet personalisht kryeministrit shqiptar.
“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.
“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.