Connect with us

Kosova

Samiti i NATO-s/Osmani falenderon Blinken: Aleanca me SHBA-të, një gurthemel për stabilitetin global

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për diskutimin në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto me Blinken, duke theksuar se aleanca me SHBA-të është një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

Advertisement