Connect with us

Kronike

Samiti i paqes

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Kievi synon një samit paqeje deri në fund të shkurtit, mundësisht në Kombet e Bashkuara, me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres si ndërmjetës të mundshëm. Zgjedhja e datës nuk është padyshim e rastësishme.

Fundi i shkurtit do të përkonte – ditë më shumë, ditë më pak – me përvjetorin e parë të fillimit të luftës në Ukrainë (24 shkurt 2022). I pyetur nëse Rusia do të ftohet në samit, Kuleba shtroi një kusht që Kremlini e ka të vështirë ta pranojë… “së pari, Moska do të duhet të pranojë të ndiqet penalisht për krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.

Vetëm në në këtë mënyrë mund të jetë pjesë e samitit të paqes” – deklaroi Ministri i Jashtëm i Ukrainës”.

Advertisement