Politike
Samiti i Tiranës/ Rama e paralajmëroi dje, Vuçiç e konfirmon
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor.
“Rrugës për në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë në rrugë. Nuk kam bërë asgjë. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ai, sipas mediave serbe.
I sigurit për praninë e Vuçiç në Samit u shpreh dje Kryeministri Rama, i cili tha me siguri se Presidenti serb do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
“Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”, tha Rama dje.
Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se e anuloi vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t’u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.