Kosova
Samiti në Tiranë/ Osmani: Fitorja e Ukrainës është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë BP
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Osmani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka thënë se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit.
Ajo ka shprehur mbështetjen e pa rezervë të Kosovës ndaj Ukrainës përballë këtij agresioni rus
“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës! Është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit! Është fitore e lirisë! Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani.
Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, u mbajt sot në Tiranë. Në samit mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore.