Bota
Sanksione të reja të mëdha ndaj Rusisë/SHBA, NATO, Europë, Australi dhe Kanada bëhen bashkë
Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka njoftuar se sanksionet e reja kundër Federatës Ruse janë “të afërta” dhe priten të shpallen më vonë sot ose nesër në mëngjes.
Ai theksoi se paketa e re e sanksioneve do të jetë një nga më të mëdhatë që SHBA-të kanë vendosur deri tani ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.
Bessent gjithashtu bëri thirrje që G7, së bashku me Australinë, Kanadanë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, të bashkohen me Shtetet e Bashkuara për të vendosur paketat e tyre të sanksioneve kundër Rusisë.
Lajmi u konfirmua asokohe nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, në një intervistë për televizionin francez TF1.
Propozimi për sanksione të reja u prezantua më 19 shtator nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në të përfshihen importet ruse të LNG-së (duke filluar nga janari 2027), sistemin bankar dhe kriptovalutat.