Connect with us

Kosova

Sanksionet ndaj Kosovës/ Gazetari gjerman dhe eurodeputeti kritikojnë BE

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe paralajmërimet se Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kosovën për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit. Martens këtë e ka quajtur absurde, ndërsa është shprehur se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por jo edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj Qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiç dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, ka shkruar gazetari gjerman.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, i cili ka hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.

Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil”, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.

Advertisement