Politike
Sanksionet për Serbinë? Rama: Nuk do t’i mbajmë iso çdo gjëje që thuhet në Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në Granada të Spanjes, ku ka zhvilluar takime me disa nga liderët e BE.
Pas takimeve ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me sanksionet ndaj Serbisë, Rama tha se Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për ccdo gjëje që thuhet në Prishtinë.
Gazetarja: Ju keni qenë një zë i fuqishëm kohët e fundit, që pas datës 24 të konfliktit në veri të Kosovës, sa i takon reciprocitetit për sanksione ndaj Serbisë sikurse ka ndodhur më herët me Kosovën. Diskutuat gjatë ditës së sotme në lidhje me këtë me partnerët europianë?
Edi Rama: Jo, nuk kemi pasur një diskutim specifik për të. Do të vazhdojmë se kemi edhe darkën e punës. Natyrisht që unë vazhdoj bëj timen, vazhdoj i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, se nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë bindje që burojnë nga emocione, apo erëra që fryjnë nga një drejtim apo drejtim tjetër dhe nga zjarre që ndizen apo fiken. Janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes përfundimtare të Kosovës me zërin e vet. Nga ana tjetër kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet ujërave të zeza të kinse patriotizmit që siç thotë ajo fjala është streha e fundit e maskarenjve.