Connect with us

Rajon

Sanksionet veshë më veshë/ Peskov: Do veprojmë në fshehtësi

Rusia i është përgjigjur thirrjes së ministrit të ekonomisë së Serbisë që kërkoi urgjentisht vendosjen e sanksioneve për të dënuar luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, njoftoi se Moska këtë çështje do ta zgjidhë veshë më veshë dhe në fshehtësi me Beogradin.

“Ne e kuptojmë në mënyrë të përkryer se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, po ushtrohet mbi shumë vende, përfshirë Serbinë, për të cilën në vecanti, ne ja vlerësojmë shumë qëndrimin që ka mbajtur deri më tani” – deklaroi Peskov, teksa dhe theksoi: Ne presim që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të dialogut tonë të partneritetit konfidencial me miqtë serbë.”

Më herët, ministri serb i ekonomisë, Rade Basta, kërkoi nga qeveria ku ai bën pjesë që te vendosë urgjentisht sanksione ndaj Rusisë. Ai tha se Beogradi po paguan prej kohësh një çmim të lartë për mos dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe se situata tashmë po bëhet e papërballueshme.

Advertisement