Connect with us

Shkrime

Sanksionimi i Botës Serbe – kush është Vulin, ‘kukulla e Putinit’

Aleksandër Vulin, i njohur si “kukulla e Putinit” në Serbi, është futur në listën e zezë së SHBA-së. Përveçse racist, shefi i BIA-s përgjatë karrierës së tij ka treguar se është një anti-perëndimor i madh. Amerikanët kanë zbuluar se ai është edhe kontrabandist i armëve dhe drogës. Po cila ishte veprimtaria e Vulin në 30 vite aktivitet politik në Serbi?

Dikur bashkëpunëtori më i afërt i Mira Markoviçit dhe zyrtar i lartë i së majtës famëkeqe jugosllave, Aleksandër Vulin, është një nga të majtët cheguevaristë  sigurisht me shumë ndikim dhe që nuk janë të paktë në Serbi, veçoritë e të cilëve janë besnikëria ndaj jolirisë, ideologjive totalitare dhe pushteteve, ultranacionalizmit dhe urrejtjes ndaj “Perëndimit kolonial”.

I shpallur non grata nga SHBA, Vulin akuzohet për përfshirje në afera korruptive, në kontrabandim të armëve dhe të narkotikëve. Gjithashtu, në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit, Vulin akuzohet për destabilizim të paqes në Ballkanin Perëndimor dhe lehtësimin e veprimtarisë dashakeqe të Rusisë në rajon.

Akuzat për veprimtarinë destabilizuese, që DASH i ka përmendur në njoftimin e sanksionimit, ishin pak a shumë të ditura në rajon. Vulin është një politikan serb aktiv që ngavitet 90, që nuk e ka fshehur urrejtjen ndaj shqiptarëve, thirrjet raciste e fashiste dhe raportet e tij ndaj Rusisë dhe presidentin e saj, Vladimir Putinin.

Vulin së fundmi ka drejtuar Agjencinë e Shërbimit të Inteligjencës së Serbise, që njihet si BIA serbe. Para kësaj detyre, të cilën e mori në dhjetor të vitit 2022, ai ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Në më shumë se një dekadë, Vulin ka pasur vazhdimisht pozita të larta në Qeveritë e Serbisë, që i ka formuar Partia Progresive e presidentit Vucic

Si ministër i Mbrojtjes, Vulin ka dhënë vazhdimisht deklarata, që janë parë si kërcënim i sigurisë së Kosovës dhe rajonit.

Ai si ideal të tij kishte proklamuar krijimin e Botës Serbe (një ide e çmendur dhe e pa kontrolluara serbe), që do të unifikonte të gjithë serbët pavarësisht ku jetojnë ata.

E gjithë karriera politike e Vulinin është përshkruar me afërsinë e theksuar me Rusinë. Siç është parë publikisht, ai ka relacione më të afërta se të zyrtarëve të tjera serbë me udhëheqjen ruse.

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, përveç publikisht me deklarata, Vulin si ministër i Brendshëm, ka shkuar edhe në Moskë, për të shprehur përkrahjen e tij për Rusinë. Pas një takimi më kryediplomatin rus, Sergei Lavrov, Vulin e ka quajtur “histeri anti-ruse”, reagimin ndaj Rusisë, pasi ajo sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

 

 

 

Advertisement