Connect with us

Bota

Santa Ana, djalli me tharëse flokësh që ndezi zjarret dhe zhuriti Los Anxhelos në SHBA

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se zjarret “historike” që përfshinë Los Anxhelosin, ku humbën jetën të paktën pesë persona, me shumë gjasa janë shkaktuar nga erërat e Santa Ana dhe ndryshimet klimatike dhe është e sigurt se erërat e forta e bëjnë të pamundur shuarjen dhe sjelljen e zjarret nën kontroll. Si formohen erërat e Santa Ana dhe nga vijnë ato? Një faktor kyç në formimin e erërave të Santa Ana është një konfigurim specifik i motit. Këto erëra ndodhin kur një zonë e madhe e presionit të lartë formohet mbi brendësinë e SHBA-së perëndimore, më shpesh mbi zonën e Pellgut të Madh që përfshin pjesën më të madhe të Nevadës dhe pjesë të Utah, Idaho dhe Oregon juglindor. Këto zona janë kryesisht të thata dhe të shkreta, që do të thotë se erërat që arrijnë në Kaliforni vijnë pa lagështi. Ndërsa erërat qarkullojnë në drejtim të akrepave të orës rreth sistemit të presionit të lartë, ato lëvizin në jug dhe në perëndim në Kaliforninë jugore, ku zbresin mbi vargun malor Sierra. Gjatë zbritjes, ajri humbet më tej lagështinë dhe përshpejtohet. Shpejtësia e erës rritet më tej ndërsa kalon nëpër lugina dhe gryka, ngjashëm me atë se si uji përshpejtohet kur kalon nëpër një zorrë.

Pse janë të lidhura me zjarret e Kalifornisë Jugore?

Erërat e Santa Ana krijojnë kushte ideale për zhvillimin e zjarreve, por shpesh janë përgjegjëse për shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret. Lagështia e ulët e ajrit është çelësi për ndezjen e një zjarri. Ajri është i thatë në fillim sepse vjen nga zonat e shkretëtirës, ​​por bëhet edhe më i thatë kur zbret nga malet. Ashtu si një tharëse flokësh, këto erëra thajnë bimësinë, duke e bërë atë më të ndezshme dhe duke lejuar që zjarret të përhapen shpejt.

Sa të forta janë erërat e Santa Ana?

Fuqia e erës luan një rol kyç në përhapjen e shpejtë të zjarreve. Shpërthimet e erës prej 95 deri në 130 km/h (60-80 mph) janë të zakonshme, por fryrjet e erës mund të arrijnë deri në 160 km/h (100 mph) gjatë ngjarjeve më të këqija të Santa Ana. Kur këto lloj erërash vazhdojnë për ditë të tëra, bëhet jashtëzakonisht e vështirë për shërbimet e urgjencës që të frenojnë zjarret. Natyra e tyre e papritur e bën edhe më të vështirë parashikimin e përhapjes së zjarrit.

Pse erërat quhen Santa Ana?

Nuk është plotësisht e qartë se nga vjen emri. Emri më së shpeshti mendohet se vjen nga kanioni Santa Ana në Orange County, Kaliforninë Jugore, megjithëse erërat prekin një zonë shumë më të gjerë se një kanion i vetëm. Emra të tjerë për erërat e Santa Ana përfshijnë “erën e djallit” ose “erën e kuqe”.

Advertisement