Sport
Santos do ta marrë drejtimin e Polonisë
Rivalja e parë e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024, Polonia, duket se më në fund ka gjetur trajnerin i cili do t’i drejtojë në kualifikuese. Sot në Varshavë ka zbarkuar trajneri portugez
s, i cili duket se do të ulet në pankinën e kësaj përfaqësueseje pasi pritet të finalizojë kontratën me drejtuesit e federatës vendase.
Polonia shkarkoi trajnerin pas Botërorit dhe kjo përkoi edhe me largimin e Santos nga drejtimi i përfaqësueses portugeze. Ai ishte në garë për drejtimin e Polonisë bashkë me bashkëkombësin e tij Paulo Pento, i cili u largua nga Koreja e Jugut, ashtu si edhe me ish-trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç.
Në fund, zgjedhja ka rënë te Santos, i cili është një trajner me shumë eksperiencë dhe më i suksesshmi në historinë e përfaqësueses portugeze, pasi i siguroi Euro 2016 në drejtimin e Ronaldo & Co. Një rrugëtim që nisi në eliminatoret e atij Europiani falë humbjes së Portugalisë përballë Shqipërisë, pasi ajo ndeshje solli shkarkimin e Paulo Bento dhe emërimin e Fernando Santos në pankinën e luzitanëve.