Kronike
Sapo kishin thyer kasafortën dhe u fshehën në ballkon, arrestohen tre “skifterët” shqiptarë
Policia italiane ka kapur dhe arrestuar në flagrancë tre shtetas shqiptarë, 20,24 dhe 31 vjeç, të cilët kishin hyrë në një shtëpi në Montebello nga dritarja.
Ata janë parë nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë, e këta fundit për disa minuta u shfaqën në banesën ku kishin hyrë shqiptarët.
“Skifterët” sapo kishin thyer kasafortën dhe në momentin që mbërriti policia, ata u përpoqën të fshiheshin jashtë, duke i strukur në ballkon.
Ata u gjetën dhe u ndaluan, ndërsa karabinierët dhe policia gjetën gjithashtu edhe një çantë me mjete të shumta vjedhjeje.
Tre shqiptarëve iu gjetën po ashtu bizhuteri të vjedhura së fundmi nga banesa dhe sende të tjera që ishin vjedhur me parë, për të cilat do të kryhen hetime për zbardhjen e origjinës së tyre.
Gjatë kontrolleve u konstatua, një prej shqiptarëve kishte një masë sigurie në 2022 të dhënë nga gjykata e Perugias.