Connect with us

Bota

Sapo kishte filluar punë të re, shqiptari bie nga 7 metra lartësi dhe vdes, ja dy pistat e hetimit

Një shqiptar 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Bareggio, në Milano të Italisë pasi ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash. Ngjarja ndodhi në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie, pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht dyshohet se ka qenë një aksident në punë pasi besohet se ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Por sërish ngelet jo plotësisht e qarte arsyeja e rënies së tij nga lartësia.

Por tragjedia ka ndodhur jashtë orarit të punës ka shkaktuar dyshime se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vetëvrarë. Sipas mediave italiane, 53-vjeçari ishte i divorcuar mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare.

Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen

Advertisement