Aktualitet
Sarandë, digjen tre shtëpi/ Zjarri në fshatin Livinë, u rrezikuan edhe banesa të tjera
Kodrat me ullinj në fshatin Livinë të Finiqit janë në ‘pushtetin’ e flakëve që prej paradites së sotme. Zjarri ka nisur rreth orës 11:00 ndërsa vijon ende. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj theksoi se zjarri është larg zonave të banuara, ndërsa në terren janë rreth 100 zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Këto flakë zjarri u shfaqën mëngjesin e të hënës në kodrat e fshatit Livinë të Finiqit. Për pasojë tre shtëpi u dogjën pjesërisht. Të parët që u angazhuan për shuarjen e flakëve ishin banorët e zonës. Me mjete rrethanore u përpoqën që zjarri të mos u afrohej banesave të tjera. Banorët thanë se zjarrëfiksja mbërriti me vonesë. Përveç shtëpive, zjarri shkrumboi edhe sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Për izolimin e flakëve u angazhuan zjarrfikset e Finiqit, Delvinës e Sarandës por puna e tyre u vështirësua për shkak të terrenit kodrinor. Gjatë orëve të pasdites në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter. Në të gjithë fshatin aktive janë disa vatra . Policia ka arritur të identifikojë autorin e zjarrit, 36 vjecarin Mario Buzuka të cilin e ka shpallur në kërkim. Buzuka nga fhsati Livinë i Finiqit kishte ndezur zjarr në tokën e tij por flakët u përhapën me shpejtësi dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa e duke rrezikuar të tjera.
Që në orët e paradites, rreth orës 11:30 ka patur një zjarr, e favorizuar nga era ka patur një zgjerim të territorit të përshkruar nga zjarri. Orët e pasdites më ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësit, kanë vënë në kontroll zjarrin. Në këtë orë po punohet edhe me ndihmën e FA, kanë vënë në kontroll një zjarrin jashtë qendrave të banuara. Në qendrat e banuara nuk ka asnjë lloj rreziku”, tha Mamaj
“Rreth orës 15:00 u ndërhy nga ajri për shurjen, pasi rrezikoheshin edhe banesa të tjera nga flakët. Ndërkohë, një 36-vjeçar nga fshati Livinë është shpallur në kërkim nga policia si autor i zjarrvënies që ndodhi gjatë paradites së sotme (11 shtator) në këtë zonë. Sipas policisë, mësohet se Mario Buzuka ka ndezur zjarrin në tokat e tij për djegien e barishteve, por për shkak të erës flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Pasi ka parë përhapjen e zjarrit 36 vjeçari është larguar.
Fshati Livinë është një ndër fshatrat më të banuar në bashkinë e Finiqit tashmë prej vitesh i braktisur nga banorët. Mësohet se janë gati 250 banesa në këtë fshat.”
I vuri zjarrin tokës së tij dhe dogji tre banesa, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Finiq
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin Mario Buzuka në Finiq që i vuri zjarrin tokës së tij. Flakët vijojnë, tashmë jashtë zonave të banuara ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen. Për fikjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë dhe 20 efektivë të ushtrisë. Zjarri rrezikon përhapje në Velahovë, Ardhasovë dhe Navarricë