Aktualitet
Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet se është liruar nga Policia. Burimet thanë se kandidati Ergys Isufi, është liruar nga ambientet e Policisë Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për ndalimin e tij dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë ose jo.
Kandidatit të Adriatik Lapajt iu gjet një dozë kokainë me vete, që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë nesër Nisma Shqipëria Bëhet.
Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.

