Connect with us

Kosova

Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse në këtë mënyrë, Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri, madje u shpreh se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij. “Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçicit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger.

Advertisement