Connect with us

Politike

Seanca e sotme plenare/ Pritet tension dhe kaos, ja çfarë do të njoftojë Kuvendi

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare.

Në këtë seancë pritet tension dhe kaos, pasi opozita nuk do të lejojë të zhvillohet normalisht seanca për shkak të burgosjes politike të deputetit demokrat Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së, Sali Berishës.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.

Advertisement