Kronike
Seanca me dyer të mbyllura, Gjykata e Posaçme lë në burg Behar Bajrin
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajri në një seancë që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Ditën e djeshme, i shumë kërkuari Behar Bajri u ekstradua nga Franca në masa të rrepta sigurie.
Sot Bajri u njoh me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, të marrë në mungesë për 5 vepra penale, mes të cilave vrasje me pagesë, grup kriminal. Ai u arrestua më 4 shtator në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”.
Autoritetet franceze disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit nga këta, asnjë i ekzekutuar.